Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise Lulzim Basha zhvilloi nje bisede telefonike me Kancelaren Federale te Gjermanise Znj. Angela Merkel.
Ne fillim te bisedes zoti Basha e informoi Kancelaren Merkel per arritjen e konsensusit per draftin kushtetues te reformes ne drejtesi.
Zonja Merkel e falenderoi zotin Basha per kontributin e tij dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit si nje kontribut madhor per Shqiperine dhe shqiptaret. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformes ne drejtesi do te jete nje ogur i mbare per integrimin dhe te ardhmen Europiane te Shqiperise dhe e siguroi zotin Basha per mbeshtetjen e saj te plote dhe te gjithanshme.
Zoti Basha shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e jashtzakonshme te Kancelares Merkel dhe Gjermanise ndaj Shqiperise, ne sfidat e rrugetimit te saj Europian dhe ne procesin e reformes ne drejtesi dhe e garantoi ate se Partia Demokratike do te vazhdoje te jete promotore e te gjitha proceseve reformuese duke u udhehequr nga parimet dhe vlerat Europiane. Beteja e Partise Demokratike ne procesin e reformes ne drejtesi ka qene prej fillimit e deri ne kurorezimin e saj me sukses nje beteje per standartet dhe parimet Europiane dhe Perendimore te demokracise, shtetit ligjor dhe per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, theksoi zoti Basha.
Ne kete kuader sfida me e madhe qe Shqiperia ka perpara jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, theksoi zoti Basha . Kancelarja Merkel e siguroi kreun e opozites shqiptare per angazhimin dhe ndihmen e saj dhe te Gjermanise per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/