Në Sarandë gruaja merr sëpatën dhe i sulet burrit derisa e mbyt

Në Sarandë gruaja merr sëpatën dhe i sulet burrit derisa e mbyt

80
0
Shares

Një grua qëlloi për vdekje të shoqin me sëpatë në një fshat të Sarandës.

Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti në familje mes çiftit.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Sarandës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY