Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, përgjigje të ashpër për miqtë e tij të Tik-Tok. Mbyllja erdhi nga prindërit

22/12/2024
Tik-Tok rrëzon alibinë e Ramës për mbylljen e rrjetit, argumenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka kërkuar sot sqarime urgjente nga qeveria shqiptare lidhur me vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një vit në Shqipëri, shkruan Associated Press.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse TikTok ka një kontakt në Shqipëri, shkruan AP duke publikuar dhe një përgjigje me email, ndaj një kërkese për koment nga kompania kineze e cila informoi se do të kërkojë “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare”.

Por fill më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes rrjetit X duke theksuar se TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

REAGIMI I RAMËS/ Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë.

TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:

Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.