Enigmat e vdekjes se 68 vjeçarit në Vlorë, policia zbardh motivin

Enigmat e vdekjes se 68 vjeçarit në Vlorë, policia zbardh motivin

364
0
Shares

Një person u gjet pa jetë sot në Vlorë me shenja goditje në fytyrë.

“Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi Bashkim Durmishi, 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje ndërsa mësohet se hetimi ka nisur edhe me dyshimin për vrasje.

Megjithatë pak më vonë këtë mbrëmje, policia ka verofikuar se Durmishi kishte 12 orë që kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë në lidhje me shenjat në fytyrë dyshohet se janë shkaktuar nga një qen që ai kishte. Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë. a .b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY