Pamje nga vendi i ngjarjes
Dy persona u gjetën pa jetë në Tiranë këtë pasdite. Ata janë Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.
“Rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Burime jozyrtare thanë se shkak është bërë një bombël për ngrohjen. Pronari i baneses rri ne Greqi, ka shkuar se bashku me te afermin e vet mbreme per te bere riparime ne banese, dhe kane qendruar aty.
Dyshohet se rrjedhja ka qene gjate gjithe nates. Per shkak te gazit jane asfiksuar. Policia eshte lajmeruar nga te afermit pasi nuk u pergjigjeshin ne telefon dy viktimat. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/