Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

11 persona në pranga në Sarandë e Delvinë, shuhet një rrjet i shpërndarjes së drogës

16/12/2024
11 persona në pranga në Sarandë e Delvinë, shuhet një rrjet i shpërndarjes së drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje nga arrestimet në Delvinë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

https://www.droni.al/wp-content/uploads/2024/12/c4085649-e59d-41b7-b9b1-faf94f9c1bb2.mp4

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi.

Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme.

“Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

• M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

• F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

• Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

• E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;

• E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.

Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë”, njoftoi policia e Sarandës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.