Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryemadhi në GJKKO për sekuestrot e shtëpive, pse mbante bastun

16/12/2024
Kryemadhi në GJKKO për sekuestrot e shtëpive, pse mbante bastun
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK ka vendosur sekuestrimin e dy shtëpive të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj ndërkohë që vendimi për sekuestron është shtyrë për nesër në orën 10:00.

Kryemadhi tha sot pasi doli nga SPAK se nuk bëhet fjalë për dy vila, por apartamente të cilat janë marrë me kredi ndërsa shtoi se çështjen do e ndjekë në Strasburg.

”Një nga gjërat ishte se arsyeja për sekuestrot e banesave se ju keni qejf t’u thoni vila, janë apartamente. Thanë pse ka marrë kredi, dhe unë shtrova  një pyetje gjyqtares dhe prokurorit, po ju që keni marrë kredi, jepni me qira është e ligjshme apo e paligjshme? Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, kanë qëndruar në kuadrin e thashethemeve gazetareske. Me thënë të drejtën pretendimi është se meqë dyshohet Ilir Meta për çështjen CEZ/DIA dhe mamaja jote ka marrë shtëpi në Mars 2010. Megjithatë janë justifikime, pse duhet të rezultonte tani kjo çështja e shtëpisë…

Në vlerën që kanë përmendur për të intimiduar se ju e dini mirë që në raste të tilla kur dosjet dalin në media, është për të bërë padrejtësi nëpërmjet linçimit të njerëzve. Bëhet fjalë për 310 mijë euro, ata mbledhin të gjitha transaksionet që kanë qarkulluar në bankë duke ia vendosur mamasë time. Unë do ndjek të gjitha procedurat ligjore se jam e bindur që kjo çështje do vazhdojë në Strasburg. Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel, 5 minuta para se të vija 10 policë kanë zbarkuar në oborrin e shtëpisë time, ishte skenar intetesant për presion psikologjik. Mund të jetë edhe rastësi. Kanë ardhur dhe ditën tjetër, procesverbali u firmos nga unë dhe nëna ime”, deklaroi deputetja.

Kryemadhi u pa të lëvizte me bastun ndërsa shpjegoi për gazetarët se është vrarë duke bërë palestër. “Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe kam vrarë pak gjurin, meniskun. Por edhe më pëlqen pak se është trend”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.