Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi është bllokuar përsëri

Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi është bllokuar përsëri

51
0
Shares

Pas dështimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore, ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë, e cila ndërsa është shprehur se paketa është gati dhe duhet të votohet, ka bërë të ditur gjithashtu se kreu i PD-së ka bërë në kërkesë të re të papranueshme, pa specifikuar këtë kërkesë.
“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.
Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, shprehet në një njoftim të saj, ambasada amerikane në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY