Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetarja Lala: Miqtë e Erion Veliajt që u kontrolluan nga SPAK dhe nuk u thanë nga mediat

13/12/2024
Gazetarja e kronikës, hipotezë apo fakt: Për kë erdhën eurot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar këtë mbrëmje disa detaje të reja në lidhje me hetimin ndaj Erion Veliajt.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala u shpreh se hetimet po kryhen për edhe për rrethin e ngushtë të Veliajt, mes të cilëve, mikun e tij, Elman Abule, Driand Zeneli dhe Adela Kondakçiu.

“SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumenta të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt”, tha Lala.

Sipas Lalës SPAK ka kpntrolluar mikun e Veliajt, Elman Abule, ndaj kompanisë të cilit janë ushtruar kontrolle.

“Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të. Janë bërë publike kontrolle për bashkëshorten. Kontroll personal nënkupton sekuestrimin e celularit, pavarësisht se ditën e djeshme avokatët e zonjës Xoxa dhe të zotit Arbër Veliaj, i janë drejtuar gjykatës së Posaçme me një kërkesë për kundërshtimin e veprimeve të SPAK, duke i konsideruar të paligjshme.

Janë kontrolluar edhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe kompanitë e vëllait të zotit Veliaj.

Për zonjën Xoxa, është kontrolluar kompania Partners Law, një zyrë juridike, një lajm që nuk është publikuar më parë por kam arritur të kem të dhëna, përmes burimeve shumë të besuara. Është kontrolluar Nan Gallery, qendra Harabel, që administrohet nga zonja Xoxa, Ava Studio, që ka të njëjtën adresë me qendrën Harabel, por Ava Studio administrohet nga Valbona Xoxa, që kam përshtypjen se është nëna e Ajola Xoxës, vjehrra e Erion Veliajt.

Sa i përket vëllait të Veliajt, shtetasit Arbër Veliaj, është kontrolluar kompania Gogel shpk, dy banesa, një në Kodrën e Diellit dhe një në Qerret. Këto janë sa i përket familjarëve.

Kam mësuar me burime të besueshme, se janë kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale të personave të tjerë, bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK, një person i besuar i Erion Veliajt. Elman Abule ka edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës. Është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoqërore me zonjën Ajola Xoxe. Është kontrolluar kompania Rametal, që ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal për shtetasin Driand Zeneli dhe për shtetasen Adela Kondakçiu.

Këto janë të gjitha kontrollet personale apo të banesave dhe ambienteve që janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme në 5 dhjetor, mbi bazën e kërkesës së dy prokurorëve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. Është firmosur vendimin nga Atalanta Zeqiraj që është gjyqtare e posaçme.

Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre. Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive.

Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda. SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës.

Pra SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumenta të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para”, tha Lala.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Shembje të reja në aksin Librazhd Prrenjas. Rruga nuk hapet

23/02/2026
3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Shembje të reja në aksin Librazhd Prrenjas. Rruga nuk hapet

23/02/2026
3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

3 prokurorë të SPAK në ‘gjyqin’ e Ballukut në Kuvend

23/02/2026
Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

Shkodër, një dhomë me armë e tjetra me kanabis

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.