POSTIMET/Braçe fyen Anila Bashën, gazetarja i thotë ordiner

POSTIMET/Braçe fyen Anila Bashën, gazetarja i thotë ordiner

74
0
Shares

Pasi gazetarja Anila Basha deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se Erjon Brace kishte një portal në pronësi nuk ka vonuar përgjigja e deputetit e cila e konsideron gazetaren llum dhe se e ka ndërmend ta cojë edhe në gjykatë.

Ja postimi i Braces:

PER ANILA BASHEN DHE LLUMIN QE PERFAQESON!! EDHE NJE HERE: NUK KAM ASNJE PORTAL, NUK SHKRUAJ KERKUND VEC KETIJ PROFILI NE FACEBOOK!!

Anila Basha- pronarja legale e një portali te dehur prej rakisë dhe duhmës se qelbur te pronares;

Ne mënyrë te përsëritur, pa asnjë lloj shkaku, për çdo rast banal kur duhet te shërbeje ne dyqanin e saj qe rri gjithnjë hapur;

ME BEN JO VETEM SHKRIMTAR, POR EDHE PRONAR NE NJE PORTAL ME TE CILIN KAM VETEM NJE LIDHJE, KUR ME BEJNE “SHARE” NE FAQEN TIME NE FACEBOOK, I LEXOJ DHE KUR ME PELQEN EDHE I POSTOJ NE PROFILIN TIM.

Unë jam shume i qarte qe llumi te ndyn dhe sa here llumi Anila e bën këtë, jam munduar te sqaroj këtu këtë çështje.

Por llumi nuk ka asnjë mënyrë te tërhiqet, veçanërisht kur paguhet te bej këtë.

Tani po me thonë qe ka zbuluar se unë paskam sulmuar Ilir Metën një dite para reformës.

Për llumin Anilë dhe cilindo tjetër:

E para, unë nuk kam asnjë portal edhe një here.

E dyta, unë nuk shkruaj përkund veç këtij profili dhe ketë e di llumi Anile dhe cilido tjetër qe pa pyetur, madje duke abuzuar qëllimisht ne me shume se një here, marrin postumet e mia për ti publikuar ne bizneset e tyra te ndyra.

E treta, unë nuk e kam bere kurrë e nuk do e bej ndonjëherë te sulmoj kënd pa emrin e mbiemrin tim, asnjëherë.

E katërta, e kam kurajën ndaj e kam bere përherë, ja them kujtdo atë qe mendoj ne sy, madje dhe ne publik.

E pesta, për reformën ne drejtësi kam mendimin tim publik te shprehur qarte këtu, ne këtë profil ne me shume se një here, thuajse çdo dite.

E gjashta, llumi Anila Basha dhe gjithë çeta e saj e vogël, por e mire paguar, për çdo shpifje nga kjo dite, do te përballet vetëm ligjërisht me mua ne çdo dere gjykate.

E shtata, as qe me bën përshtypje çdo tentative për tu mbrojtur me e përmes lirisë se shtypit, do marre përgjigje te qarte siç e meriton.

E teta, unë e kuptoj qe ky lloj llumi nuk pyet, nuk i bën hiç përshtypje çfarë i thua, qofte edhe ne publik, por jam shume i kënaqur qe si deputet kam refuzuar çdo here qe ky llum te behet pjese e PS, si deputete apo edhe e zgjedhur nga PS për tu bere udhëheqëse lart e poshtë neper institucione.

Se me thënë te vërtetën kjo nuk është vetëm, por ka dhe nje takëm po kaq llum neper tavolinat e saj, qe ne emër te PS bashkërisht kane bere dëme kolosale.

Neveri nëse PS do te përfaqësohet ndonjëherë me ketë llum.

Anila! Mua nuk me ve dot gjobe as ti e as llumi qe përfaqëson!!

Fills më pas është përgjigjur Basha duke i thënë deputetit se nuk ia ka frikën ndërkohë që e ka cilësuar deputetin socialist si banal, të ndyrë etj.

Postimi i Anila Bashës:

Duke qenë se ke zgjedhur vendin e “llumit të piranjave”, po të them se unë nuk të kam frikë, si shumëkush që nuk do të merret me ty, por komunikimi yt përmes atij statusi është një provë e faktit se ti je një turp në përfaqësimin parlamentar të vendit tim.

Gjuha dhe fjalori ordiner, banal, i ndyrë, i padenjë dhe për njerëzit e pashkollë e jo më për një parlamentar, janë thjesht ajo që ti je dhe ajo që ti përfaqëson si qenie.

Nuk është hera e parë që e hap atë gojë për të nxjerrë pisllëqe të këtij lloji. Por, do të të doja të të shihja në fytyrë ndoshta ca vite më vonë për të parë vështrimin e vajzës tënde kur t’i tregonin se me ç’fjalor ordiner rrugësh prezantohej në publik babai i vet në kohën që duhet të jepte leksione parlamentarizmi dhe qytetarie.

Për parlamentarizmin, nuk kam ç’të të them. Për qytetarinë, kjo është fjalë e huaj për ty.
Ndjej mëshirë për ty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY