Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kolumbiani i “Myslym Shyrit”, kreu i bandës së kokainës. E kërkonte edhe DEA amerikane

08/12/2024
Kolumbiani i “Myslym Shyrit”, kreu i bandës së kokainës. E kërkonte edhe DEA amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kolumbiani Hiwlenn Ledezma Narvaez i njohur me nofkën “Gafas 1”, i arrestuar në mesin e Nëntorit në Shqipëri bashkë me 9 të tjerë pas zbulimit të një laboratori kokaine në Fushë-Krujë, rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal në vendin e Amerikës Latine, raporton tv klan.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se ai bashkë me dy të tjerë janë përgjegjës për 2 episode të trafikut të kokainës nga Republika Domenikane drejt vendit tonë.

“Gafas 1” ndodhej në Tiranë që prej Nëntorit 2023, kohë kur në Kolumbi u organizua një operacion nga DEA, për të goditur grupin e tij. Në atë operacion ra në pranga edhe shqiptari Klodian Zaimi, si person që pastronte paratë e përfituara nga trafiku i drogës. Referuar informacioneve të SPAK, Zaimi është person i afërm i Artion Çaushllarit, i arrestuar bashkë me kolumbianin në Shqipëri.

Nga Nëntori i 2023 deri në momentin e arrestimit kolumbiani që jetonte në rrugën Mylsym Shyri në Tiranë, është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim ambiental e telefonik.

Këto vëzhgime kanë treguar se kolumbiani “Gafas 1” dhe Artion Çaushllari kishin lëvizur së bashku në Durrës, Tiranë dhe Pogradec, që SPAK i lidh me episode të përpunimit të kokainës me kontakte për të bërë të mundur trafikimin e saj.

Hetimet për këtë dosje, janë vijim i hetimeve që u kryen për laboratorin e kokainës të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Fierit, ku gjithashtu kishte shtetas kolumbianë që bashkëpunonin me trafikantët shqiptarë. tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Shembje të reja në aksin Librazhd Prrenjas. Rruga nuk hapet

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.