Kjo është arsyeja se pse po ndodh bllokimi

Kjo është arsyeja se pse po ndodh bllokimi

50
0
Shares

Foto ilustruese

Në castin e fundit negociatat janë kthyer mbrapsht nga PS, pikërisht te telefonata e orës 2 të natës duke u gdhirë e marta kur një ekspert pretendoi se mori një telefon nga Brukseli dhe propozoi sërish përfshirjen e ndërkombëtarëve në vendimmarrje gjatë vetingut.

Një letër e komisisonerit Hahn të mërkurën e ka zhbërë telefonatën e pretenduar se ka ardhur nga BE dhe ka i ka dhënë zgjidhje rolit të ndërkombëtarëve në procesin e vetingut ndërkohë që roli i tyre në procesin e përzgjedhjes së antarëve të Këshillit të lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Prokurorisë ishte zgjidhur më herët nga negociatat në komision, i pasqyruar në disa dokumenta përfshirë edhe draftin e Nuland.

Pra PS, ambasada amerikane dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Vlahutin duket se po kërkojnë që roli i ndërkombëtarëve në proces të jetë monitorues në veting dhe vendimarrës në Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin Gjyqësor.

Aktualisht administrata e Kuvendit po zbardh procesverbalet, por ndërkaq koha po kalon dhe PS nuk ka ndërmend të paktën deri tani të cojë anëtarët e komisionit në mbledhje për të vijuar plotësimit e draftit sipas marrëveshjes.

Burime jozyrtare flasin se PS pretendon se negociatoret duhet te zbardhin marrëveshjen dhe me pas komisioni duhet te diskutoje atë. Por në fakt PS nuk ka dërguar as negociatorine saj në Kuvend për të bërë atë që kërkon PS.

Letra e Hahn nuk filtron rolin e ndërkombëtarëve për disa institucione në një standard dhe për të tjera në standard tjetër. Komisioneri thekson se ONM, operacioni ndërkombëtar i monitorimit do të ketë vetëm rol monitorues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY