Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT/ Deklarata e Erion Veliajt për SPAK, çfarë thotë për ‘kolegët’

06/12/2024
Veliaj mbaron seancën e parë të pyetjeve në SPAK: Prokurorët ishin çuna të sjellshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar këtë mbrëmje kontrollin që bëri SPAK gjatë ditës së sotme.

DEKLARATA E ERION VELIAJT/ Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Fajin e ka Tsipras?

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.