Berisha pyet Ramën: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në...

Berisha pyet Ramën: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?

185
0
Shares

Kreu i PD, Salo Berisha pyet Edi Ramën se çfarë e shtyu Olsin, vëllain e Ramës,  të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Olsi është një trafikant me çizme, këmbë e kokë, i cili ka qenë vetë në krye të grupit të Xibrakës.
Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?
Pse Olsi kishte frikë o zoti Rama dhe hiqte targën e makinës?
Po në qoftë se ti Edi Rama nuk je kreu i grupit, ty vetëm ky moment duhet të të mjaftonte për ët kuptuar se vëllai yt është një delinkuent.
Ti je kreu i grupit, prandaj do të shpëtosh me çdo kusht vëllain.
E ke të kotë.
Rasti i tij, mos mendon se do lash duart ti dhe ai me Dumanin, Krajën dhe kompani.
Ua them unë këtu, agjencitë më serioze në botë të luftës kundër krimit dhe drogës do dërgojnë dosjen e tij.
Prandaj lëri kërcënimet prej frikacaku, mos rreh gjoksin për shkak të Dumanit dhe Krajës se Olsi është i përfunduar.
Por e vërteta është jo më pak ti vetë.
Radhën tjetër do ua jap të gjitha faqet të marra nga sistemi TIMS.
Por meqenëse janë një listë emrash, të cilët nuk kanë nevojë të publikohen për efekte privacie, do ua jep nga këto origjinale për udhëtimet e anëtarit kryesor të grupit të Xibrakës, Olsi Rama, të cilin Edi Rama si vëlla që e ka kërkon ta shpëlajë përmes Skrapit të partisë.

5 datat e kalimit me makinë nga Olsi:

Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik.

Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër.
Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha.
E kishin si makinë të tyre.
Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.
1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.
Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY