Fatmir Xhafaj zbulon skenarin: Drafti që shkon në Parlament u shkrua para...

Fatmir Xhafaj zbulon skenarin: Drafti që shkon në Parlament u shkrua para marrëveshjes

55
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj la të kuptohej sonte se projekti që paraqitet nesër në Parlament nuk përmban marrëveshjen e arritur sot dhe nuk e ka marrë parasysh atë.

Sipas Xhafaj projekti që shkon nesër në Parlament u përgadit para një dite përmes një mbledhjeje për të cilën është e dyshimtë nëse u lajmëruan edhe anëtarët e PD në komision.

Ja deklarata e Xhafaj:

“Për shkak të cudive që prodhon politika shqiptare, marrëzive dhe gënjeshtrave të rradhës që nxjerr politika shqiptare. Ky ëhstë teatër që po zhvillon PD. Është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qytetarët dhe partnerët.

Nuk ka ndodnjë mbledhje që nuk e thërret kryetari. Për cfarë do ta bëjmë mbledhjen. Për një cështje të caktuar. Nesër ka një projekt kushtetues, kemi nënshkruar një raport që që ia kemi dorëzuar Parlamentit. A është ky i duhuri? Ne tjemi po, shba, BE thotë po.

Natyrishty kishte një cështje të mbetur pezull që lidhet me propozimin hibrid të Nuland. Atë e kemi përfshirë në mbledhjen e djeshme të komisionit të reformës në drejtësi”.

Pyetje: A mund të miratonte komisioni një draft kur sot është arritur marrëveshja?

Përgjigje: Dje miratuam në gjendjen që ishte, përfshi edhe propozimin e Nuland që kishte mbështetjen e BE dhe SHBA. Ishte një cështje objekt i negociatorëve dhe ngeci në një moment. Ndërhyri Hahn për ta cliruar. Mbrëmjen e së hënës ka pasur një procesverbal. Duhej të fillonte atje ku ishte ndërprerë. Kjo nuk duhej të fillonte në komision. Duhej që ata të mblidheshin. Ekspertët e huaj i kanë propozuar atë që tashme e kemi që i jep zgjidhje edhe asaj që deklaron Hahn. Nëse do kishte dakordësi të negocitorëve duhej të mblidheshin.

Nuk janë mbledhur kolegët e PD sepse kishin një plan tjetër pasi kishin edhe cështje të tjera, jo vetëm një cështje.

Pyetje:Formula Nuland a kishte për të gjitha institucionet?

Përgjigje: Para disa javësh i janë dorëzuar dy projekte Bylykbashkit edhe për vetingun edhe për dy këshillat. Ata ngritën probleme vetëm për vetingun, jo për dy këshillat.

Pyetje: A votohet nesër reforma?

Përgjigjë: Parlamenti nuk funksionon sipas humorit të ditës të kujtdo. Ka një projekt i miratuar në komisionin ad hoc. Ka edhe disa ndryshime që janë kaluar në komisionin ad hoc. Projekti ka edhe mbështetjen absolute të dy partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY