Gazetari Artan Hoxha shpjegon akuzën e SPAK: Më i madhi i bandave...

Gazetari Artan Hoxha shpjegon akuzën e SPAK: Më i madhi i bandave nuk është Sueli, është një tjetër

367
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit televiziv

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku komentoi akuzat ndaj tij ngritur nga SPAK për lidhje e shërbim kriminal ndaj bandës së Suel Çelës ndërsa deklaroi se nuk është Sueli komandanti, por kryeministri Edi Rama.

Artan Hoxha tha se Suel Cela ka punuar për qeverinë ndërsa theksoi se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Pjesë nga biseda (Marrë me MCN):

Ylli Rakipi: Suel Çela akuzohet si kreu i grupit kriminal. A keni njohje me të?

Artan Hoxha: Aty dyshohet, sepse nëse ma ka zënë veshi këtë vitin e fundit, ta kam thënë në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar. Në 2013, ishte aleanca, bashkohuni qelbësirat. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

Në emisionin e kolegëve Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina, kam thënë Elbasani ka një të veçantë, ka më të votuarit nga mazhoranca dhe të vetmin thyerës herësi nga opozita. Është masakruar LSI dhe narrativa që bëhet sot.

Në 2021, për të shkëputur lidhjet e mazhorancës, u bë operacioni “Forca e Ligjit” (OFL), çfarë ishte ajo? E kam denoncuar si operacion makiazhi.

Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Pse unë?

E mban mend filmin Këshilltarët e Hekalit? Ka një personazh aty, Abedini, unë jam Abedini dhe kam mbajtur shënime. Kam hyrë aq thellë dhe e di aq mirë, di lidhjet kriminale të këtij sistemi që është këtu. Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë.

Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri.

Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai. Detyra ime është të gjej edhe njerëzit që janë në kërkim. Nuk kanë dashur ta kapin, kush e mbronte?

Unë besoj se hetimi do ta mbështes hetimin, kam kërkuar të ndiqet standardi. Unë nuk i mbaj dot leksion SPAK se çfarë është gazetaria investigative.

Ylli Rakipi: Një nga episodet që përmendet në dosjen e SPAK dhe që ka bërë shumë bujë është emisioni i Blendi Fevziut, ku ju keni nxjerrë foton e Ardjan Capjas me Edi Ramën. Fillimisht ju nxirrni foton në 6 shkurt 2020 në Opinion dhe pastaj Fevziu ia paraqet Edi Ramës në 13 shkurt, në një emision ku edhe ju ishit i ftuar.  Të ndjekim sinkronin!  Bisedat në SKY ECC përputhen me atë që ndodhi në emision.

Artan Hoxha: I kanë bërë qëllimisht të duken ashtu. Ajo foto, që kam publikuar unë është në 6 shkurt 2020. Operacioni ka filluar në 3 shkurt. Ishte operacion makiazhi, për të treguar që qeveria nuk kishte lidhje me krimin. Paraja e krimit dhe asetet u legalizuan. E di sa probleme do të kenë? Gjyqtarët, prokurorët, që i kanë çertifikuar. Nga e dija unë? E kisha informacionin. Dija që ishte fallco. Kjo foto, ka qenë publike, ka qenë në Instagram. Unë jam marrë me klanin Capja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot. Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku lunate. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Capjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim. Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit. Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Capjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.

Ylli Rakipi: A i keni verifikuar informacionet para publikimit? Edhe Rama mund të bëjë foto të panumërta kështu.

Artan Hoxha: Në momentin që mua më çojnë se kam sulmuar kryeministrin… Po bëhem unë shembulli që nga nesër e tutje, te dera e SPAK do të kesh vetëm mikrofonë dhe kamera, nuk do të guxojë njeri që të merret me SKY ECC. Fotoja u shfaq në Instagram në vitin 2017, kur ishin zgjedhejt në vitin 2017. A e dinte Rama se i kujt ishte hoteli? Po patjetër e dinte. Pse e nxorra? Sepse e gjithë historia është nxjerrë nga konteksti. Unë e kam nxjerrë në fillim te OFL, për të treguar se është opreacion makiazhi, që synon të legalizojë asetet e krimit të organizuar.

Ylli Rakipi: Ju i thoni Ramës se jeni kërcënuar nga krimi i organizuar. Ta ndjekim! Sipas bisedave në SKY ky duhet kërcënim i inskenuar nga ju dhe Suel Cela.

Artan Hoxha: Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Nëse e dëgjove në fund, i them këta e kanë buxhetin më të madh se ministria jote e brendshme. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Capja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme. Ai Capja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, ësthë dënuar me burgim të përjetshëm. Kur KM ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë KM nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.

Ylli Rakipi: SPAK e paraqet si shërbim që i bëni Suel Celës. I keni shërbyer Celës apo interesit publik? Mundet ti keni shërbyer edhe indirekt atij…

Artan Hoxha: Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vraë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marër info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjtëshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot,, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e oragnizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.

Ylli Rakipi: Suel Cela dukej i interesuar për lajme të caktuara. Nga sa keni kuptuar ju pse i duhej dalja e informacioneve të caktuara? Ngrenë dhe akuza. Lekë ti ke marrë nga këta?

Artan Hoxha: Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar. Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama. Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këta. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY