Dëme në Tomorr, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim. Hetim për...

Dëme në Tomorr, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim. Hetim për drejtorin

173
0
Shares

Janë arrestuar 3 shtetas (1 prej tyre administrator subjekti) dhe janë shpallur në kërkim 5 administratorë të tjerë pasi shkaktuar dëme në mjedis në Malin e Tomorrit dhe operuan në shkelje të lejeve.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin dhe një Specialist të AZDM-së, Berat.

“Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë të shtetasit: B. L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat”, njoftoi policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY