Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit? Kush e emërojë Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHT?

26/11/2024
Bardhi: Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit? Kush e emërojë Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHT?
Share on FacebookShare on Whatsapp

N/kryetari i PD, Gazment Bardhi shtroi sot pyetjen për SPAK: Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit? Kush e emërojë Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHT?

“SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!

Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:

Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?

Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?

A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?

A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe cfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër?”, thekson Bardhi.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.