SHKODËR/ Për herë të parë operacioni që shmang bypass-in aorto-koronar

SHKODËR/ Për herë të parë operacioni që shmang bypass-in aorto-koronar

27
0
Shares

Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës teknika që shmang bypass-in e zemrës, ka njoftuar sot ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Priv-Doz. Dr. Aurel Toma, PhD kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”, ka njoftuar ministrja në rrjetet sociale.

Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY