Njerëzit e Ramës rrahin 4 emigrantë në Londër, reagon në Tiranë opozita

Njerëzit e Ramës rrahin 4 emigrantë në Londër, reagon në Tiranë opozita

43
0
Shares

Disa qytetarë shqiptarë në Britani u dhunuan sot në Londër gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama pasi protestuan ndaj pranisë së tij më Londër në një takim me emigrantë në këtë vend.

Ata janë Taulant Omi,  Ilir Meshi dhe Fatri Limani dhe  Xhiglent Grifi.

”Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.
Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.
Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.
Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama”, thuhet në një deklaratë të PD. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY