Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cabi ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike ndërsa duket se policia ka fshehur faktin se edhe një person tjetër ka goditur me thikë mbi dy 14 vjeçarët, njëri tashmë pa jetë.
Babai i Luisit, i ftuar në Review në Euronews Albania, tregon një detaj të ri në këtë ngjarje. Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që ka goditur Martinin dhe djalin e tij. Sipas tij ai është Kledjon Begaj një shok i autorit të dyshuar.
“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review në Euronews Albania.
Përgjatë enisionit ai ka rrëfyer edhe detaje të tjera.
“Ne jemi Komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not. Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.
“Luisi nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as piskolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjëndjen në vazhdim. Thika i ka prekur dhe mëlçinë dhe djali është në intubim dhe po presim mos përmisohet. Për momentin po e mbajmë aty por po e mendojmë ta çojmë jashtë se nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë”, tha babai i Luisit në Euronews Albania.
Ndërkohë në lidhje me përpjekjet për manipulim ka reaguar edhe “Qëndresa qytetare”.
“Policia e Shtetit po tenton të manipulojë ngjarjen ku mbeti i vrarë 14 vjeçari Martin Cani në derën e shkollës tek “Fan Noli”.
Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit Luis Meçes që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani mbrëmë në emisionin Rewiew ka rrëfyer se kanë qënë dy adoleshentë që kanë qëlluar me thikë djalin e tij dhe Martin Canin.
Fiqir Meçe tregon dhe emrin e personit tjetër që ka goditur djalin e tij. Sipas tij ai është K. B një shok i autorit të dyshuar, për të cilin Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim dhe se ka dyshime të forta që po tenton të largohet jashtë vendit.
Fiqiri Cani u shpreh se djalit të tij Luis Meçes i erdhi një inspektor dy ditë pas ngjarjes, i ka bërë presion, duke lënë të kuptohet se jemi përballë një tentative manipulimi nga ana e Policisë së Shtetit”, thuhet në një deklaratë të organizatës.
Qëndresa Qytetare kërkon nga AMP të nisë urgjentisht një hetim për këtë denoncim të babait të Luis Meçes.
Qëndresa Qytetare fton prindërit në protestë ditën e hënë në orën 17:00. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/