DURRËS/ Dy vëllezër qëllojnë me thikë 32 vjeçarin në lagjen 4

DURRËS/ Dy vëllezër qëllojnë me thikë 32 vjeçarin në lagjen 4

70
0
Shares

Dy vëllezër qëlluan me thikë një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, në lagjen 4 në Durrës.

”Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Durrësit.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY