Mijëra litra ‘vaj ulli’ të falsifikuar në Berat , marka ‘Vaj ulliri...

Mijëra litra ‘vaj ulli’ të falsifikuar në Berat , marka ‘Vaj ulliri bio jugu’

62
0
Shares

Falsifikonin vaj ulliri duke përzier produkte të ndryshne dhe i shisnin përmes internetit.

”Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij shtetasi D. A, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. A. dhe D. A në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur në banesën e tyre një ambient ku përgatisnin përzjerje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio”, njoftoi policia e Beratit.

Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i përgatisnin keto produkte në banesen e tyre dhe me pas i tregtonin te shtetas të ndryshem në të gjithë vendin nëpërmjet një poste private.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra, e dyshuar vaj kikiriku, një lap-top dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare, 2 900 000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundraligjshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY