Altin Dumani: Krimi i organizuar, i lidhur me politikën dhe përfaqësues të...

Altin Dumani: Krimi i organizuar, i lidhur me politikën dhe përfaqësues të lartë të administratës. Kemi prova

52
0
Shares

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot se krimi i organizuar është i lidhur me politikën, policinë dhe administratën e lartë publike. Ai foli në një intervistë për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Dumani tha se nga të dhënat e përftuara nga SKY EÇ kemi tashmë një panoramë më të qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare”

“Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre.

Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani për emisionin “3D”, raporton rtsh.

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, gjatë intervistës ekskluzive më gazetarin Alban Dudushi tha se krimi i organizuar shqiptar është i përhapur thuajse në të gjithë Evropën, madje deri në Amerikën Latine.

“Krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta. Nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende në Evropë, deri në Amerikën Latine. Kemi shtuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim me Italinë, kemi grupe të përbashkëta hetimore. I kemi dhënë goditje të mëdha krimit të organizuar. Kemi bashkëpunim me Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Anglinë, por dhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Shumë figura të larta të hetimit ndërkombëtar kanë vizituar SPAK. Kemi shumë punë për të bërë dhe ka nevojë për intensifikim dhe duke pasur parasysh këtë nivel bashkëpunimi besoj se do të ketë goditje të tjera. Ne kemi bërë një analizë për grupet kriminale të organizuara për fuqinë e tyre financiare. Fusha më e preferuar është investimi në pasuritë e paluajtshme, ndërtim, hoteleri etj. Kemi sekuestruar 6 milionë euro kesh gjatë këtij viti”, tha Dumani.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY