Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Do sjellim një përmbysje...

Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Do sjellim një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

47
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD. Do sjellim një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike, deklaroi Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Jam para jush për të shpallur publikisht para shqiptarëve një ndryshim rrënjësor në programin e Partisë Demokratike.
Ky ndryshim rrënjësor i programit të PD parashikon një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, shoqëria shqiptare sot është e ndarë me një hendek të tmerrshëm midis një pakice që pasurohet në mënyrë të papërmbajtur dhe pothuaj një shumice tjetër që varfërohet frikshëm gjithnjë e më shumë.
Parti e iniciativës së lirë, nuk beson kurrë PD se duke luftuar iniciativën e lirë, mund të luftojë varfërinë.
Por ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e gjertanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale, pavarësisht nga aktiviteti i tyre.
Sot Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë, dhe ndër më të lartat në botë, të varfërisë së popullatës, por e vërteta është edhe të mjerimit, të cilat nga një shpërndarje çnjerëzore e të ardhurave, nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore, ka arritur që varfëria e skajshme apo mjerimi të rritet nga 1.04 në 3.4 përqind, pra të rritet më shumë se tre herë, dhe varfëria relative të kalojë në 46 përqind dhe kjo është një sirenë alarmi, klithme që buçet në pothuajse gjysmën e vatrave shqiptare.
Kemi shpallur para jush minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar.
Kemi shpallur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë.
Rritjes së pensioneve mbi bazën e 200 eurove të minimumit jetik.
Kemi shpallur heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.
Por, analiza e të gjitha këtyre masave, ballafaqimi i tyre me realitetin, tregon se janë të domosdoshme një seri masash të tjera.
Rikujtoj shqiptarët se italianët karshi nesh kanë nivelin e varfërisë ndën 780 euro, por u rikujtoj gjithashtu se italianët blejnë ushqimet në dyqanet e tyre më lirë se shqiptarët.
Më lirë se shqiptarët, të cilët vetëm për ushqimet shpenzojnë 40 përqind të të ardhurave të tyre.
Pra, unë nuk them se shqiptarët do arrijnë nivelin e italianëve, jo, nuk është ky synimi.
Por synimi është një rishpërndarje tërësisht tjetër e të ardhurave dhe pasurive natyrore.
Në qoftë se sot 80 përqind e të ardhurave shkojnë për t’u vjedhur nga qytetarët në investime kapitale, kjo shifër do të harrohet.
Përparësi absolute do ketë investimi tek njeriu dhe kapitali njerëzor, tek rroga, pensionet, minimumi jetik dhe një përpjekje e madhe për të shuar sirenat e mjerimit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY