Gjyqi për 14 vjeçarin në spitalin Hygea. Gjykata vendos arrestin me burg

Gjyqi për 14 vjeçarin në spitalin Hygea. Gjykata vendos arrestin me burg

80
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot aprovimin për arrestimin në flagrancë të 14 vjeçarit që qëlloi për vdekje një bashkëmoshatar të tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Sipas vendimit të gjykatës, arrestimi i shtetasit të mitur Mario Prelleshaj, i kryer më 18 nëntor 2024 nga oficerët e policisë gjyqësore, është vlerësuar si “i ligjshëm”. Në vijim, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, duke iu referuar nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Ngjarja që çoi në arrestimin e të miturit ka tronditur vendin, pasi shënjestra e këtij krimi Martin Cani është gjithashtu një i mitur.

Autori i krimit nuk ka treguar ku e fshehu thikën pas krimit.

Vendimi:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY