Kushtetuesja rrëzon pjesërisht vendimin e SPAK dhe gjykatave për kufizimin e lirive...

Kushtetuesja rrëzon pjesërisht vendimin e SPAK dhe gjykatave për kufizimin e lirive të Berishës

156
0
Shares

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të shpallë në mënyrë të pjesshme antiligjore vendimin e gjykatave për të kufizuar liritë e kreut të PD, Sali Berisha.

Ajo ka legjitimuar kërkesën për detyrim paraqitjeje dhe jo kërkesën për dlaje jashtë shteti.

Kushtetuesja është shangur nga gjykimi në tërësi i akteve të SPAK dhe GJKKO për të kufizuar liritë e deputetit pa lejen e Kuvendit.

Rrëzimi i një mase ndaj Berishës, rrezon më fakt vendimin e gjykatave që ka si pjesë edhe atë që është rrëzuar nga Kushtetuesja. Bëhet fjalë për vendimarrjen e parë nsaj Berishës nga SPAK.

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një kërkesë në Kushtetuese lidhur me vendimet e GJKKO, e cila me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.

Në kërkesën e tij, Berisha kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ai tha se masat e SPAK janë antikushtetuese dhe të paligjshme, pasi duke qenë deputet duhej të merrej autorizimi në Kuvend.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhej në kërkesën e tij.

Gjykata Kushtetuese nuk legjitimoi kohë më parë kërkesën e 1/5 të deputetëve të opozitës për ta shqyrtuar këtë çështje.

Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor 2023. Berisha është marrë i pandehur lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY