Grabitja e Rinasit. Talo Çela dënohet në mungesë nga GJKKO

Grabitja e Rinasit. Talo Çela dënohet në mungesë nga GJKKO

63
0
Shares

Talo Çela

Gjykata e Posaçme dënon në mungesë Talo Çelën me 18 vite burg për grabitjen në Rinas

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot një vendim të rëndësishëm për ngjarjen e bujshme të grabitjes së parave në Rinas. Në mungesë, Talo Çela, i konsideruar si një nga organizatorët kryesorë të grabitjes spektakolare, është dënuar me 18 vite burg.

Sipas provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, Çela ishte një nga figurat kyçe të operacionit të grabitjes që ndodhi më 9 prill 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën miliona euro që po transportoheshin për në një bankë të huaj.

Përveç Talo Çelës, disa anëtarë të tjerë të grupit kriminal janë dënuar më parë, ndërsa Çela vazhdon të jetë në arrati. Autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për kapjen e tij, ndërsa çështja mbetet në vëmendje të lartë për shkak të rëndësisë dhe mënyrës spektakolare të ekzekutimit të grabitjes.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme vjen pas një procesi hetimor të gjatë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY