Protesta e qytetarëve të Tiranës për 14 vjeçatin Martin Cani: Institucionet e...

Protesta e qytetarëve të Tiranës për 14 vjeçatin Martin Cani: Institucionet e papërgjegjshme vrasin

32
0
Shares

Qytetarë të Tiranës protestuan sot nga shkolla Fan Noli drejt ministrisë së Arsimit duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministres. “Hap derën, largohu, jep dorëheqjen, ik, ik’, ishin thirrjet e qytetarëve qw e konsiderojnë ministrinë e arsimit përgjegjëse.

Protesta marshim u bë në shenjë të vrasjes së nxënësit 14 vjeçar të ‘Fan Nolit’, Martin Cani.

Me parullat “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, protestuesit protestuesit kanë bërë përgjegjëse ministrinë.

“Ka dështim të institucioneve në lidhje me ngjarjen. Kjo situatë është në kapitullim. Nga mësuesi, psikologu, mësuesi, e ministria. Ne kemi nevojë për siguri” thotë përfaqësuesi i shoqërisë civile, Migen Qiraxhi.

Ai tha se kjo është një protestë homazh që do të ndalet me kërkesa para ministrisë së arsimit, ku kërkohet rritja e sigurisë së fëmijëve në shkolla; që në shkollë të ketë punonjës të sigurisë, shërbim psikologjik e psikosocial dhe mbështetje më të madhe nga mësuesit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY