PD, SILVI BARDHI/ Vrasjet në Tiranë, klimë pasigurie, dorëzim dhe kompromentim i...

PD, SILVI BARDHI/ Vrasjet në Tiranë, klimë pasigurie, dorëzim dhe kompromentim i policisë

36
0
Shares

Kordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi tha sot se vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha, njëri si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmë, duke e nisur një javë të re të përgjakur për kryeqytetin e Shqipërisë.

Një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve, është tashmë një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë.

Ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur.

Vrasja e Klajdi Prendit është e treta brenda një javë: një i ri 28 vjeçar, një nxënës 14 vjeçar dhe një biznesmen 52 vjeçar kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Të tria vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë”, tha ndër të tjera Silvi Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY