TRAGJIKE/ Qëllohen me thika pranë shkollës në Tiranë dy 14 vjeçarë, njëri...

TRAGJIKE/ Qëllohen me thika pranë shkollës në Tiranë dy 14 vjeçarë, njëri mbetet pa jetë

51
0
Shares

Jë 14 vjeçar nxënës në shkollën Fan Noli në Tiranë u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ai u qëllua në zemër dhe nuk mbijetoi dot ndërsa një tjetër mik i tij mbeti i plagosur rëndë

“Rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY