“Pas largimit të Juri Kim, kontaktet me ambasadën amerikane kanë qenë periodike”

“Pas largimit të Juri Kim, kontaktet me ambasadën amerikane kanë qenë periodike”

47
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u tha sot gauetarëve se PD ka bisedime e takime me çdo ambasadë! Pas largimit të Juri Kim, kontaktet me ambasadën amerikane kanë qenë periodike.

“Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme.
Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit.
Kështu që kjo parti është e hapur.
Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.
Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Juri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale.
Kjo është e vërteta.
Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY