“Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u’a vodhi pensionistëve nga...

“Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u’a vodhi pensionistëve nga muaji Mars deri në Tetor”

22
0
Shares

Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u’a vodhi pensionistëve nga muaji Mars deri në Tetor, tha sot në nkë konferencë për mediat, kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Bonusi i fundvitit janë paratë që Edi Rama u vodhi pensionistëve nga muaji mars gjer në muajin tetor, të cilët sipas ligjit të parlamentit, që nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri përveç parlamentit, duhet të merrnin shtesën 4 përqind duke nisur nga data 1 mars.
Edi Rama çfarë bëri? Nuk ua dha, i mashtroi, i përçmoi, i përbuzi dhe shumën e krijuar nga marsi në tetor, do ta japë për bonus.
U bëj thirrje shoqatave të pensionistëve, të formulojnë dosjen, të padisin hajdutin në gjykatë, se nuk po u jep bonus, po i mashtron. Ato para ju duhet ti merrni si 4 përqind e pensionit tuaj, çdo muaj. Por ai nuk ua dha. I pashpirt.
Ndërkohë që rriti rrogat me 5 herë rrogat e larta dhe vitin e ardhshëm ka parashikuar gjithsej, 16 mln për indeksimin tuaj.
U bëj thirrje pensionistëve nesër të gjithë tek parlamenti, është dita që shqiptarët të dëgjojnë zërin e tyre, është dita që bota të dëgjojë zërin e tyre, është dita në të cilën çdo pensionist shqiptar duhet të tregojë veten siç është, burrë, grua kurajoz, guximtar që nuk lejon të shkelmohet mbi dinjitetin e tij, të përçmohet, të përbuzet nga një bandë që e vjedh ditë për ditë.
Ndaj dhe nesër në ora 5 pasdite, të gjithë para parlamentit për të mbështetur opozitën dhe amendamentet e saj në parlament. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY