108 PARTI/ Internacionalja e Qendrës Demokratike, rezolutë kundër arrestimeve politike të...

108 PARTI/ Internacionalja e Qendrës Demokratike, rezolutë kundër arrestimeve politike të krerëve të opozitës në Shqipëri

41
0
Shares

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë, Internacionalja e Qendrës Demokratike, organizatë që grupon 108 parti politike të qendrës, qendrës së djathtë miratuan sot rezolutën në të cilën dënohet narkoregjimi i Edi Ramës.

Rezoluta u paraqit nga PD mbi situatën dramatike në Shqipëri, mbi dhunimin dhe farsën elektorale, mbi arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës si në asnjë vend tjetër në Europë, mbi lidhjet e qeverisë me mafien, drogën dhe krimin e organizuar, mbi gjendjen dramatike të sistemit të drejtësisë.

Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit.
Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.
Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera.

“Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore.
Është duartrokitur dhe mirëpritur diskutimi i përfaqësueset tonë në këtë organizatë, Albana Vokshi, e cila ka paraqitur aty me vërtetësi të gjithë gjendjen karikaturale të narkoshtetit shqiptar.
Diskutimit të zonjës Vokshi i janë referuar një seri diskutantësh ndër më kryesorë që kanë marrë fjalën me këtë rast”, tha kreu i PD, Sali Berisha që lajmëroi edhe miratimin e rezolutës.

Berisha tha se ky është një moment i madh madh për demokracisë në Shqipëri.

“Është një mbështetje e fuqishme që organizata më e madhe e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë në botë u jep opozitarëve shqiptarë.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që mbështetën pa asnjë rezervë dhe me vendosmëri rezolutën e PD, e shndërruan atë në rezolutë të internacionales ndërkombëtare të qendrës, më të madhes organizatë.
Përgëzime për punën që kanë bërë përfaqësuesit e PD, kryetarja e LDG, anëtarja e kryesisë Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY