KEJDI MEHMETAJ/Më vjen keq për Erion Braçen dhe Fatmir Xhafën

KEJDI MEHMETAJ/Më vjen keq për Erion Braçen dhe Fatmir Xhafën

259
0
Shares

Nga gjithe keto dite te ethshme diskutimesh per reformen ne drejtesi, ndjej keqardhje te thelle nga disa prej Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, disa prej kolegeve te mi.

I kam degjuar me vemendje fjalet e tyre dhe pretendimet se cdo bejne shpikje te reja duke hequr vemendjen e njerezve nga rendesia qe ka kjo reforme per ne, per ti dhene te drejten atij qe i takon me ligj, per te fuqizuar kushtetuten, per te permiresuar klimen e biznesit, per te ecur perpara ne rrugen europiane.

Ne kundershtim me kete, keta kolege kane preferuar te behen pjese e deklaratave mediatike, bombastike dhe duke deshmur qe jane fare te papjekur politikisht.

Qe nga Erion Brace, qe duhet ta falenderoj LSI cdo dite, qe ka mundesi te zbatoje programin e “rilindjes” dhe qe vazhdon ta kete mundesine te bertasi dhe shaje opoziten ne cdo dite punimesh te Kuvendit, ndihem keq per te!

Me vjen keq per Fatmir Xhafen dhe nje pjese te kolegeve te tij ne komisionin e ligjeve, qe perballe integritetit te figures se deputetit vendosin xhelozi feminore, epshin per kontroll, dhe marrin persiper te kundershtojne konsensusin e arritur nga perfaqesuesit e te tre partive te medha politike ne vend. Madje merr persiper te shpife e te mos konsideroje emailet zyrtare te OPDAT!

Ndihem keq per ato deputete qe mendojne se me vota shantazhi dhe pazaresh mund ti bejne ndonje te mire Shqiperise! Ndihem keq, nese kete reforme do te na duhet ta bejme me votat e shkaktareve te te ashtequajtures “dekriminalizim”!

Ndihem keq, qe ju po kerkoni te ndani shqiptaret! Ju po kerkoni te polarizoni qytetaret!

Ne 2016 kjo gje eshte e papranueshme!

Une jam 23 vjec, jeten time, familjen time dua ti ndertoj ne Shqiperine e shume mundesive, ne Shqiperine e drejte! Une jam e re dhe shpresoj qe ne kete mandat te timin si deputete, te mos mbahem mend si “ajo” qe votoi dekriminalizimin, sherrin e konfliktin. Une dua se paku nje gje te mire ta bej per Shqiperine, te votoj PRO reformes ne drejtesi! PRO dialogut! PRO konsensusit! PRO nje drejtesie jo per individe, por per familjen time, per bashkemoshataret e mi, per femijet e shqiptareve dhe te ardhmen e tyre!

Konsensusi eshte e vetmja forme qe Reforma ne Drejtesi te jete e suksesshme!

Une do votoj per konsensusin!

Hajdeni dhe ju, votoni konsensusin!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY