Noka nga Kavaja: PD në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për...

Noka nga Kavaja: PD në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij

22
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu prezantuan në qytetin e Kavajës, drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën, Fisnik Qosja.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet pranë Kinemasë në qytetin e Kavajës, Noka përshëndeti anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Kavajë, si dhe drejtuesit e saj, për përkushtimin e tyre gjatë viteve.
Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka theksoi rëndësinë e qytetit të Kavajës si simbol i mbështetjes së fuqishme. Noka shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre dhe e vijoi fjalën e tij për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me elementë të korruptuar.
Noka theksoi se PD është në fazën e ringritjes së saj dhe ka për qëllim të sjellë ndryshim përmes bashkimit dhe përfshirjes së qytetarëve në angazhimet politike. Ai foli mbi sfidat e kaluara dhe përgatitjen për zgjedhje të lira, si dhe për formimin e një qeverie teknike.
Sipas Nokës, PD angazhohet të prijë popullin për të sjellë stabilitet dhe mirëqenie, duke ndjekur rrugën e bashkëpunimit me qytetarët dhe të vendosë legjislacione më të drejta ekonomike.
Në përfundim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dha mesazhin për një thirrje për veprim të bashkuar, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën dhe drejtimin e dëshiruar për një të ardhme më të mirë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY