Deputeti Plarent Ndreca, 4 orë në SPAK: Shkova vetë

Deputeti Plarent Ndreca, 4 orë në SPAK: Shkova vetë

40
0
Shares

Deputeti i PS, Plarent Ndreca dha sot deklarime për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme.

Në dalje të SPAK, Ndreca tha se nuk ishte thirrur nga organi i akuzës, por ishte paraqitur vetë, teksa pranoi se më herët i është komunikuar akuza.

Ndreca nuk kishte koment lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike ku tha se një qëndrim konkret do e ketë në momentin e duhur.

“Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pyetje: ju është komunikuar akuza për shkelje të barazisë më tendera), jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, deklaroi deputeti nën akuzë për shpërdorim detyre e korrupsion. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY