Këlliçi: Bashkia vendosi afro 4 milionë euro gjoba qytetarëve

Këlliçi: Bashkia vendosi afro 4 milionë euro gjoba qytetarëve

17
0
Shares

U zhvillua sot protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ndërsa kordinatori politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha sr Veliaj ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane.Mos harroni se është Veliaj që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit dhe sië tashmë të gjithë e dini, Veliaj është ushtari më besnik i Sorosit’-u shpreh Këlliçi.

“Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre.

Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes ‘Policisë së Shtetit’ e ‘Drejtorisë së Tatimeve Vendore’ i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës.

Plani është realiazuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione  euro gjoba për qytetarët.

Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiranës.

Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete”, tha Këlliçi.

Ndërsa po fliste Këlliçi një efektivi të Policisë i ka rënë të fikët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar me të drejt spitalit.

Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY