Katër persona u arrestuan gjatë në Tepelenë gjatë një aksioni ishte organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Përgjithshme.
“Tre thasë me 30 kg kanabis u sekuestruan në një makinë që lëvizte në aksion Bënçë-Tepelenë. Mjeti drejtohej nga 54-vjeçari I.D. dhe pasagjer ishte djali i tij F.D. 19 vjeç. Të dy u arrestuan në flagrancë.
Gjithashtu, u arrestua edhe një 27-vjeçar me iniciale M.M., i cili udhëtonte me një makinë të dytë tip BMË, për të monitoruar rrugën ku do të kalonte makina me drogë, në rast se do të kishte prezencë policie.
Një person i katërt që udhëtonte me një makinë të tretë u arrestua. Ai është R.B. 27 vjeç, i cili transportonte me makinë një kallashnikov dhe municion luftarak me qëllim për t’i shitur. Ky automjet ndiqte nga mbrapa makinën me kanabis”, njoftoi Policia e Shtetit.
Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/