Berisha: Rama dhe Vilma Nushi kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur...

Berisha: Rama dhe Vilma Nushi kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komision

12
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministei Edi Rama dhe vampirja Vilma Nushi kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komision. Ata vjedhin së bashku duke çuar në varr shqiptarët e pafajshëm

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edi Rama, që është sjellë si katil i vërtetë ndaj të sëmurëve, e konstatuat, e vutë re, nuk u paraqit në komision, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë.
Por miqtë e mi, në komisionin hetimor parlamentar nuk u paraqit edhe gruaja që në qoftë se do kishte një emër të dytë, do quhej vampire, vampire, vampire, Vilma Nushi.
Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit dhe ndan me kushëririn e burrit të saj, Edi Ramën, në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte, nuk e lejonte kushëriri i burrit të saj bandit, Rama, sepse jo vetëm Rama që është mbi ligj dhe Kushtetutë, por edhe sojsorollopi i tij i fëlliqur qëndron mbi ligj dhe Kushtetutë.
A nuk është ky një akt revolte kombëtare?
A nuk është kjo një sfidë që i bëhet çdo qytetari?
A nuk është kjo një nxitje për revoltë mbarëpopullore ndaj këtij banditi dhe sojit të tij të fëlliqur?
Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara.
Pështyn parlamentin njëlloj si Olta.
Kushtetuta Nushi-Xhaçka është Kushtetuta e horrave dhe jo më e republikës, për të lëshuar më gojën më tutje. E kuptoni vetë.
Pra, i tmerruar, Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarë të pafajshëm, sepse nuk kanë ilaçe, sepse nuk operohen.
Nuk mund të paraqitej sepse ndan paratë me Edi Ramën.
Miq, ky refuzim i Kushtetutës përbën një akt madhor, përbën një krim kushtetues. Përbën një motiv tjetër të mosbindjes civile gjer në përmbysjen e kësaj qeverie.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIK

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY