Flamur Noka 11 pyetje për Drejtorin e Policisë: Kur i bien telefonit...

Flamur Noka 11 pyetje për Drejtorin e Policisë: Kur i bien telefonit tënd kush përgjigjet

111
0
Shares

Deputeti demokrat Flamur Noka është përballur sot në Komisionin e Sigurisë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Noka, ish-ministër i Brendshëm i ka drejtuar 11 pyetje Drejtorit duke përvijuar një lidhje të qartë të krerëve të policisë me krimin dhe bandat. Deputeti demokrat ka nënkuptuar me anë të pyetjeve se Prado ka pasaportën e sekuestruar, dekonsipron aksionet e policisë dhe disa prej drejtorëve të qarqeve i ka emëruar nën urdhrat e kreve të bandave kriminale.

Biseda e zbardhur ne Komision:

Kur i bien telefonit tuaj përgjigjet SPAK për dekonspirim të operacioneve?
A e keni pasaportën të bllokuar dhe a i bëni nder policisw?
A ka përgjim nga SHISH për ju kur keni qenë zv/drejtor në Elbasan?
Zoti drejtor, a keni dijeni që Neritan Nallbati ka qenë i përjashtuar nga policia e shtetit nga Igli Toska për përfshirje në banda kriminale?
A po shpërblehet Vilson Bala për aktin terrorist për të arrestuar Ilir Meten?
A po bëhet shpërblim ndaj Vilson Balës për këtë akt terrorist se nuk e mori njeri përsipër?
A po shpërblehet Irena Gjoka duke i bërë burrin e sekretares së saj, drejtor Operacionaleje?
A po shpërblehet kanabisi i mbjellë në të gjithë malet e Krujës, ndërkohë që dihet botërisht për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin?
A po shpërblehet Shullazi, duke emëruar Artion Dukën, të famshmin e MCCatcherin që e mbani mend, kur dihet botërisht dhe ka dhjetëra akuza se ka lidhje me Shullazin?
Uljan Shpataraku, a po shpërblehet si shok i juaj, apo për aftësi, ndërkohë që kur ka qenë drejtor i operacionales, dihet botërisht se ka qenë bodigard i Ervis Martinit?
Çfarë ju lidh ju drejtor me Ylli Carën, a është njeri me precedentë kriminal dhe a ka dosje që i është fshehur në policinë e shtetit?

Keni durim, të dashur narkodeputetë keni durim, buxheti hyn këtu, hyn kudo.
Pikërisht unë zonjë, sepse kam qenë ministër i një policie dinjitoze dhe jo të inkriminuar, narkokriminizuar, apo policisë politike. Ato shuplakat i ke marrë ti Nasip.
Shoku Nasip i 1 milion tonëve drogë. Për buxhetin po flasim. Pse ju djeg, çfarë keni, çfarë ju pickoi? Çfarë ju gjet? Nasip, ti je dhe demokrat euroatlantik.

Zotëri, a e dini ju që sot e gjithë Policia e Shtetit është në alarm sepse gjithë kupola e Policisë së Shtetit, duke filluar nga drejtori, po i jepet në dorë krimit të organizuar?
A mund të na thotë drejtori, kush e ka propozuar dhe kush ka lobuar për tu emëruar zotëria drejtor i Policisë së Shtetit? Keni lobuar ju apo krimi i organizuar?

Zotëri është turpi juaj që nuk skuqeni dhe nuk zverdheni kur krimi i organizuar ju emëron drejtorin dhe kupolën e policise.
A e di çfarë jeni ju, kur silleni kështu? Ju jeni të kastruar, sepse një njeri normal nuk pranon që shtetit ti dorëzohet krimit. Deputetë normalë nuk mund të pranojnë që policia ti jepet krimit. Policia pas 111 vitesh, sot po drejtohet për herë të parë nga krimi i organizuar.
Gjithmonë misioni i policisë ka qenë për të luftuar krimin, por ju jeni njësh me krimin dhe jeni ulur këtu me votat e krimit dhe prandaj ju pickon kjo gjë.
Prandaj heshtni.
Zbrisni poshtë dhe takoni qytetarët, policët e thjeshtë dhe keni për të dëgjuar se çfarë do ju thonë. Kjo është e gjitha.
Mos u shqetësoni të dashur narkodeputetë, realiteti që vuan policia ne kemi detyrë që të pasqyrojmë shqiptarëve.
Transparenca dhe vërteta është një fill që përshkron opozitën, por jo ju, ky është shqetësimi.
Unë po i bëj pyetje drejtorit, juve ju bëra deklaratat, drejtorit i kam adresuar disa pyetje.
Për ju është nder që të keni drejtor një individ të cilit i është sekuestruar telefoni dhe pasaporta për lidhje me krimin. Vetëm për rilindjen është nder, për asnjë qytetar.
Të dashur narkos, ky është realiteti, unë po i bëj pyetje drejtorit.
Vetingun e Ramës e di që e ka kaluar dhe e kalon. Por për vetingun e ligjit, pasaporta, telefoni, i bëra pyetje.
Bardhyl, mua nuk më kërcet fare për ‘komisionet e pushkës’ që keni ju, por unë drejtorit do ti them: në kohën kur unë isha ministër dhe ai specialist tek vrasjet, nuk falsifikoheshin statistikat dhe sot po falsifikohen nga mëngjesi në darkë. Nuk punohet për të luftuar krimin, por për të falsifikuar statistika. Ky është një ndryshim i madh, kjo është dhe qasja që kishte atëherë policia, dhe sot. Unë dua përgjigje.
Për narkodeputet e kam parasysh edhe Dajtin e mbushur me drogë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY