Kryeministri Edi Rama ka kaluar mbrëmë një darkë me Presidentin putinist të Bjellorusisë, Llukashenko.
Rama ka qënë në një darkë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara dhe me presidentin konunist bjellorus.
Ai ka postuar një natë më parë rreth kësaj darke por ka fshehir Llukashenkon në foto.
Ja çfarë ka shkuar në Facebook: Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Masdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri, po edhe një pasqyrë kuptimplotë e forcimit domethënës të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara.
Rama ka postuar edhe këto foto:
Por pamja e plotë ëshzë kjo foto më poshtë ku Llukashenko dhe Rama janë të vetmit mysafirë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/