Shehaj: Do t’i japim Shqipërisë një qeveri ta pakorruptuar

Shehaj: Do t’i japim Shqipërisë një qeveri ta pakorruptuar

45
0
Shares

Partia “Mundësia” inauguroi këtë të martë degën e saj më të re në qytetin e Kamzës, ku të pranishëm ishin qindra pjesëmarrës dhe mbështetës.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në fjalën, që mbajti para mbështetësve të tij u shpreh se do t’ia dalin të korrin sukses në garat elektorale.
Ai theksoi, se Partia Mundësia do t’i japë Shqipërisë “një qeveri të pakorruptuar”, e cila do t’u krijojë mundësi të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim.
“Ne kemi mbështetjen e duhur dhe besimin e qytetarëve dhe nuk kam asnjë dyshim se do t’ia dalim. Fitorja varet nga ne, sa këmbëngulës do jemi, sa do sakrifikojmë, se kjo është dhe sakrificë. Kjo punë dhe këmbëngulje duhet përditë. Do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Ne do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Unë besoj se ne do t’ia dalim dhe ajo që duhet të bëjmë është thjesht të ngulim këmbë. Shqiptarët vazhdojmë dhe ikin si në 1990 dhe kjo është e tmerrshme. Shikojnë si të vetmen mundësi largimin, sepse u zhgënjyen. Ata kanë kapur pushtetin dhe e kanë përdorur për vete. Ata kanë kapur çdo gjë.”, tha ai.
Më tej, Shehaj shtoi se padrejtësia më e madhe që i është bërë vendit, është kapja dhe uzurpimi i ekonomisë, e cila është përqendruar në disa duar duke “vrarë” konkurrencën.

“Padrejtësia më e madhe nuk janë paratë që kanë vjedhur, por është kapja e ekonomisë. Ajo është totalisht e kapur. Ne na dallon se ne besojmë se zgjidhja qëndron dhe do vijë nga mbështetja e individit dhe biznesit. Po nuk u zhvillua biznesi, Shqipëria do jetë vend i varfër. Ne duam që njerëzit të kenë një mundësi. Ne besojmë tek ajo që quhet ‘ëndrra amerikane”. Ne do t’u japim mundësi, që të gjithë t’ia dalin me forcat e veta”, tha ai.
Gjatë diskutimit me mbështetësit e tij në Kamëz, kreu i Partisë “Mundësia” tha se vendit i duhet një ekonomi e lirë dhe me konkurrencë të ndershme.

Ai u shpreh se paratë e korrupsionit sjellin mjerim dhe gënjeshtra dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.
“Me punë dhe sakfricë, vetëm kështu mund t’ia dalin. Paratë e krimit dhe korrupsionit sjellin mjerim dhe gënjeshtra. Kjo është e vërteta. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne nuk flasim broçkulla. Nga unë kemi për të dëgjuar fjalë të vërteta dhe jo gënjeshtra. Kjo na dallon nga të tjerët. Ata janë hajdutë dhe i përbuzin njerëzit. Nuk jam vetëm unë, duhet të keni më shumë besim tek ajo që mund të bëjmë, që nuk janë bërë që nga themelimi i kombit”, theksoi ai. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY