Berisha, thirrje qytetarëve për të përdorur rrjete sociale, televizionet kombëtare ushtrojnë censurë

Berisha, thirrje qytetarëve për të përdorur rrjete sociale, televizionet kombëtare ushtrojnë censurë

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha bën thirrje sot që qytetarët të përdorin rrjetet sociale sa në shumë siç bëri Trump. RTSH, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus janë të gjitha njësoj, censorë të opozitës dhe qytetarëve, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Me lutjen time, të përdorni me të gjitha mënyrat rrjetet sociale, të krijoni portale që janë shpatat e anticensurës.
Ktheni kokën kur dëgjoni lajmet e tyre sepse janë megafonë mashtrimi të Edi Ramës.
Lajmet i merrni nga rrjetet sociale dhe televizionet që i qëndrojnë besnikë të vërtetës.
Nuk ka si në Shqipëri, nuk dallon dot kush është RTSH, kush është Top Channel, Klan apo Vizion Plus.
Të gjitha në garë kush e kush më parë t’i lëpihet qeverisë, të mashtrojë qytetarin.
Cila e cila më shumë të censurojë opozitën, të demonizojë opozitën, të mashtrojë për opozitën.
Miqtë e mi, mos u besoni atyre që u fshehin të vërtetat. Kjo ndodhi në SHBA, por presidenti Trump me flamurin e të vërtetës ngadhënjeu mbi të gjitha mediat kryesore dhe pushtoi mendjet dhe zemrat e qytetarëve amerikanë, realizoi rikthimin më të jashtëzakonshëm me votën e lirë të të gjitha kohërave.
Ndaj dhe sa rrini dhe mbani kokën drejt ekranit me lajmet e medieve kombëtare, uluni dhe shkruani statuse, shkruani lajme në FB, u përcillni të vërtetat njëri-tjetrit në Twitter, Instagram, TikTok.
Ju e patë se si i kallet data Edi Ramës nga rrjetet sociale.
Ndaj dhe është koha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Dhe radha jonë kërkon mosbindje civile.
Kërkon që të gjithë ne të çelim dritaren e komunikimit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY