Gjiri i Limionit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros

Gjiri i Limionit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros

25
0
Shares

Gjiri i Limionit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen së sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shqoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, Baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY