“Njollat e errëta të drejtorëve të rinj të policisë”. Pse u zgjodhën...

“Njollat e errëta të drejtorëve të rinj të policisë”. Pse u zgjodhën dhe a kishte konkurs

242
0
Shares

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Nuk është bërë fare konkurs, bile as pyetje por thjesht emërime në detyra të ndryshme në formë shpërblimi por edhe ruajtja e skemës antiopozitë të policisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut.

“Nuk ka asnjë konkurs, asnjë garë, por vetëm emërime me porosi dhe shpërblim të Ilir Prodës dhe Ardi Veliut, të njerëzve që nuk do u hapin telashe në partneritetin që kanë me bandat, që do të ndajnë fitimet me ta dhe që do të luftojnë opozitën në protesta dhe zgjedhje.

I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.

Në vend të Balës të Operacionalja do të vijë një tjetër ushtar i bandës në pushtet, Loard Sallaku, shefi i Komisariatit nr 2, i cili përveçse i lidhur me krimin ngarkohet me detyrën e lartë edhe si favor për Irena Gjokën, gjyqtaren me shumë mbiemra. Bashkëshortja e Sallakut është sekretare e Gjokës në GJKKO.

Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje.

Drejtorët e policive në Korçë dhe Gjirokastër, Erion Ahmeti dhe Elidon Çela janë po ashtu ushtarë të Ardi Veliut, një prej sekserëve kryesorë të bandave kriminale në vend.

Policia është plot me të ngjashmit e këtyre, në poste kryesore, duke filluar nga Uljan Shpataraku, që kur ishte drejtor i Operacionales bënte edhe rolin e badigardit të Elvis Martinajt.

Sule Cara, mik i afërt i Drejtorit të bandave në Polici, por edhe kushëri me Ylli Carën, një person me precedentë kriminalë.

Është po ‘Cara i krimit’ që i ka dhënë para drejtorit Proda për të blerë shtëpinë. Janë shënuar si hua në deklaratën e pasurisë, por ju vetëm mund ta imagjinoni se sa dhe si do të kthehet ky borxh”, tha ndër të tjera  Noka.

Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit, shpjegoi Noka, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm në 2013. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY