Berisha shpjegon dy pistat e nongratas amerikane për të

Berisha shpjegon dy pistat e nongratas amerikane për të

74
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar publikisht arsyet dhe prapaskenat që çuan në vendosjen e “non gratës” ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se ky veprim kishte lidhje me një plan të financuar nga politika e brendshme dhe ndërkombëtare, ku përfshihej edhe kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se atij iu tha nga Rama se ai nuk do të mund të kalonte Atlantikun dhe se kishte marrë një mesazh nga amerikanët. “Unë nuk kisha marrë asnjë mesazh,” – tha Berisha, duke shtuar se më vonë, Rama kishte shpërndarë informacionin se ai ishte sanksionuar për një “konspiracion kundër politikës së SHBA në rajon”.

Ish-kryeministri e cilësoi këtë akuzë si të pabazuar dhe vazhdoi të shpjegonte se ai kishte filluar të studiojë ligjin amerikan për të kuptuar se nuk kishte asnjë bazë ligjore për atë që i ishte vënë si akuzë. Ai përmendi se një nga ngjarjet që ishte paraqitur si konspiracion ishte kundërshtimi i tij ndaj projektit të ndarjes së Kosovës.

“Kur kundërshtova projektin e ndarjes së Kosovës, udhëheqësit kosovarë erdhën në zyrën time dhe deklaruan se ata gjithashtu e kundërshtonin. Rama e paraqiti këtë si një konspiracion timin me liderët kosovarë,” – shpjegoi Berisha.

Ai theksoi se pas dështimit të akuzave për konspiracion, të tjera akuza filluan të dalin, duke përmendur një lidhje të mundshme me të ashtuquajturin skandal McGonigal. “Ata u munduan të përdornin këtë pistë për të më sulmuar, por kjo gjithashtu dështoi,” – tha ai.

 

Në lidhje me këtë, Berisha akuzoi Ramën dhe influencën e George Sorosit, duke thënë se ai ishte i vendosur për të bërë koalicionin PD-PS, një marrëveshje që Berisha e refuzoi pasi e konsideroi si një përpjekje për të “bërë mbret Ramën”. Sipas Berishës, Rama, me mbështetje nga figura të fuqishme ndërkombëtare si Blinken, kishte arritur të manipulojë për të realizuar një akt të paprecedentë të vendosjes së sanksioneve ndaj tij.

”Ky është një akt i paprecedentë. Një grusht shteti që dështoi,” – përfundoi Berisha. bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY