Hetimi për Sterilizimin/ Vokshi merr në pyetje Ilir Rrapajn me duart në...

Hetimi për Sterilizimin/ Vokshi merr në pyetje Ilir Rrapajn me duart në pranga

38
0
Shares

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, mori në pyetje biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili erdhi me pranga në duar në Komisionin Hetimor pasi ndodhet i arrestuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit prej 100 milionë eurosh.

Vokshi e pyeti nëse ky biznesmen kishte njohje të mëhershme me Edi Ramën dhe Ilir Beqaj.
Në të dyja rastet Rrapaj pranon se është takuar në aktivitete zyrtare.
Për herë të parë deklaroi se e ka takuar ish-ministrin Beqaj tek një aktivitet tek Pallati i Kongreseve së bashku me Zv/Ministrin Rrjepaj.
Në lidhje me me aksidentin e Beqajt në Itali në një aksident, ku ka shkuar të kurohet në një spital në Bari, sqaroi se nuk e ka ndihmuar, por do kishte dashur ta kishte ndihmuar si çdo shqiptar tjetër.
“Kam njohje si person publik, si Ministër. Absolutisht jo, as perpara, as pas as tani”, tha Rrapaj në Komisionin Hetimor.
Pasi Vokshi i tregoi një foto të tij me Edi Ramën ai pranoi se në po të njëjtin aktivitet është takuar edhe me të më 22 nëntor 2013.
“Përpara e njihja si çdo shqiptar tjetër”, tha ai.
“A keni diskutuar per Koncesionin me Edi Ramën?”, pyetet nga Vokshi.
Rrapaj e mohoi të ketë diskutuar me të për këtë çështje, por pranoi se e ka takuar Kryeministrin Rama në takime të tjera me përfaqësues të palës italiane.

Vokshi e pyeti mbi rolin që Rrapaj kishte në delegacionin italian me palën shqiptare dhe nëse ai ishte ndërmjetësi.

Rrapaj e mohoi të ketë qenë ndërmjetësi, por pranoi se në delegacionin e Umbrias e kanë përzgjedhur midis të tjerëve, duke thënë se është ndjerë i vlerësuar që e kanë ftuar në atë delegacion. Rrapaj tha se nuk e ka ftuar Umbro Staçini, por është përzgjedhur nga Rajoni i Umbrias me ftesë nga shoqatat e konfindustrise italiane.

Avokati i Rrapajt, Ardian Leka, i cili i shoqëronte në komisionin Hetimor, sqaroi se klienti i tij ishte shqipfolës dhe italishtfolës shumë i mirë, biznesmen i zoti dhe njohës i mjekësisë. Pra ka shkuar me këtë cilësi ne kete delegacion sakteson avokati i Rrapajt.

Kryetarja Vokshi e pyeti se çfarë roli konkret ka patur Rrapaj në delegacion, çfarë detyre kishte marrë nga Komfimitalia pjesë e Konfindustria italiane. Rrapaj pranoi se ka patur rol ndihmues, por mohon kategorikisht rolin si ndërmjetës.

Në këto takime me palën Italiane ishte edhe Ministri Beqaj dhe në lidhje me këtë Rrapaj thotë se në fund të diskutimeve është nënshkruar Marrëveshja Kuadër, por pa patur rol Marrëveshje.

Zonja Vokshi i tregoi foton e takimeve zyrtare ku ishte prezent, ndërkohë si rregull vetëm zyrtarët ulen në tryezë.

Vokshi e pyet si mund te jete aty një qytetar i thjeshtë shqiptar apo italian, brenda nje takimi zyrtar?
Rrapaj deklaroi se nuk ishte aty si përkthyes apo si shqipfolës apo italinofolës, por ishte pjesë e palës italiane sepse përfaqësonte Shoqatën e Comfimitalia, pjesë e Konfindustrias italiane, pa specifikuar rolin e tij.
Ai tha se ishte i përzgjedhur për të promovuar bizneset italiane.
Nga faktet e bëra publike Rrapaj ka patur udhëtime të njëjta me Rjepajt dhe Beqajt, madje edhe me Umbro STAÇINI.
Në lidhje me pyetet mbi udhëtimet avokati i Rrapajt kundërshtoi.
Vokshi i lexoi datat e udhëtimeve të perbashketa duke saktësuar orën dhe minutin e udhëtimit ku i përmend udhetimin me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rrapaj tha se ishin në prezencë të personave të tjerë, në funksion të udhëtimeve zyrtare në Itali. Ky ka qene momenti i prezences se tij lidhur me Rajonin e Umbrias dhe Universiteti i Perugias.
“Për udhëtimin në Kosovë me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë, u kërkua nga Universiteti i Perugias dhe profesor Bidinu më kërkoi një takim zyrtar në Universitetin e Prishtinës, ndaj makina mu vu në dispozicion, makina e shtetit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, si akt xhentilese, për një aktivitet të palës italiane në Prishtinë. Makina nuk është vendosur në dispozicionin tim personal, por të Prof. Bidini. Pala italiane ka paguar karburantin për rastin”, tha Rrapaj.

Ndërsa avokati i tij, Leka tha se flitet për 50 mijë lekë karburant.
Ndërkohë rezulton se makina e Zv. Ministrit të Shëndetësisë në kundërshtim me ligjin, ky burim shtetëror, vihet në funksion të disa italianëve që me vonë dalin se kanë marrë Koncesionin miliona euro.
Vokshi e pyet: Si u njohët me Koncesionin e Sterilizimit?
Rrapaj pranoi se nga Servizi Italia, si kompani në burse, ai ka informacion dhe paraprakisht, nga burime të ndryshme, përfshire deklarata publike nga qeveria shqiptare, ku ka kuptuar se mund të kishte mundësi për ta kryer shërbimin e sterilizimit. Dhe nëse do e shihte të arsyeshme, kjo kompani do shihte mundësinë për të aplikuar për koncesionin.
Rrapaj la te kuptohej se Kompania Italiane Servizi Italia kishte informacion të sakte para se të hapej tenderi i koncesionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY