Oficeri i lartë i policisë me 20 milionë euro në shtëpi

Oficeri i lartë i policisë me 20 milionë euro në shtëpi

114
0
Shares

Rreth 20 milionë euro gjeti policia spanjolle në shtëpinë e kreut të Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit, Óscar Sánchez Gil. 8 milionë ishin fshehur në një mur dhe 12 miliqonë të tjerë në një fund të dyfishtë të tavanit në bodrum. “Shtëpia e tij ishte si ajo e Pablo Escobar”, – thonë zyrtarë të lartë të operacionit policor për mediat spanjolle.

Ata e krahasuan shtëpinë e zyrtarit të policisë me atë të kartelit historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë. Zyrtari i lartë i policisë u ndalua së bashku me bashkëshorten, po ashtu punonjëse policie dhe kunatën e tij si pjesë e një hetimi kundër trafikut të drogës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY