Zejno mbetet në qeli, do hetohet nga SPAK si organizatë kriminale

Zejno mbetet në qeli, do hetohet nga SPAK si organizatë kriminale

85
0
Shares

Në foto Leonard Luzi

Leonard Luzi ekstraduar nga Spanja, i dyshuar si vrases me pagese do të hetohet nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale. Dyshohet se ai do te vriste Ines Hajrullën në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur dje pranë Gjykatës së Posaçme kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal ndaj të pandehurit Leonard Luzi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY